Studimi: Mjekët me shkrimin e keq shkaktojnë vdekjen e 7 mijë personave në vit

Studimi: Mjekët me shkrimin e keq shkaktojnë vdekjen e 7 mijë personave në vit

Të mirat që trupi i përfiton nga konsumimi i djathit
Është shpallur njeriu më i lumtur në botë: Ka zbuluar formulën për jetë të mirë dhe të lumtur!

Hulumtuesit amerikanë kanë ardhur në përfundim që mungesa e bukurshkrimit te mjekët është fatale për shumë pacientë nëpër spitalet e Shteteve të Bashkuara.

Sipas një raporti të Akademisë së Shkencave të Institutit Kombëtar të Mjekësisë – të publikuar më 2016 – fakti që infermierët apo farmacistët nuk mund të dallojnë qartë emërimin e barnave nga udhëzimet e mjekëve shkakton vdekjen e paqëllimshme të rreth 7 mijë personave çdo vit në SHBA.

Këtë problem, kompanitë e teknologjisë në bashkëpunim me institucionet po luftojnë ta rregullojnë duke futur në përdorim sistemin e përshkrimit të barnave përmes teknologjisë, e cila do të përdorej nga mjekët dhe do të evitoheshin gabime të tilla, që shumë njerëzve u kushtojnë me jetë.

Google, Aetna, Dell e shumë spitale në Amerikë tashmë kanë prezantuar këtë sistem që mjekëve do t’u ofrohet pa pagesë.

‘Mijëra njerëz po vdesin, kjo është çmenduri. Ne kemi zgjidhjen për këtë problem dhe ende nuk e kemi bërë’, thotë Glen Tulliman, shef i kompanisë Allscripts që ka themeluar programin kompjuterik për përshkrim të barnave.

COMMENTS