Studimi gjerman tregon pse duhet të ecim zbathur

Studimi gjerman tregon pse duhet të ecim zbathur

Pse duhet të hani në orën e njëjtë çdo ditë
Kefiri ka veti të shëndetshme (Video)

Sipas një studimi të kryer nga shkencëtarët gjermanë është gjetur se ecja zbathur është shumë e shëndetshme.

Në vendet perëndimore shumë pak njerëz zgjedhin të ecin zbathur, madje edhe fëmijët e vegjël veshin këpucë kur temperaturat janë të ulta.

Studimi i kryer në Gjermani dhe Afrikën Veriore ka gjetur dallim të madh shëndetësor në mes të dy vendeve, pikërisht për shkak të ecjes zbathur.

Ecja zbathur mund të forcojë muskujt dhe sipas ekspertëve parandalon dhe dhimbjen e këmbëve.

Përveç kësaj, ecja zbathur siguron edhe pak probleme me shpinën dhe ndalon djersitjen e këmbëve.

Në studimin krahasues të mjekëve sportivë në Gjermani dhe Afrikë të Jugut është provuar se ecja zbathur është e shëndetshme.

Mjeku i sportit me qendër në Hamburg, Karsten Hollander, i cili drejtoi projektin kërkimor së bashku me kolegun e tij Prof. Astrid Zech nga Jena, për agjencinë e lajmeve dpa tha se ecja zbathur e fëmijëve dhe adoleshentëve në provincën perëndimore të Afrikës së Jugut është shumë i zakonshëm.

Atje studentet shkojnë zbathur në universitet, përderisa në Hamburg ndodh e kundërta.

Studiuesit kanë vëzghuar studentët e të dy vendeve, duke marrë në konsideratë peshën, gjininë, përkatësinë etnike dhe aktivitetin fizik.

Studimi ka gjetur se fëmijët në Afrikën e Veriut kishin muskuj më të fuqishëm në krahasim me ata në Gjermani.

Hollander shton se fëmijët dhe adoleshentët duhet të lejohet të ecin zbathur, të paktën në pranverë.

COMMENTS