Studentët për skamnorët, ndihmë me ushqim e veshmbathje (Foto)

Nën moton 'Ne mundemi', disa studentë nga Gjilani duke i bashkuar forcat e tyre se bashku si një grup, kanë grumbulluar të holla dhe rroba duke i ofru

Nën moton ‘Ne mundemi’, disa studentë nga Gjilani duke i bashkuar forcat e tyre se bashku si një grup, kanë grumbulluar të holla dhe rroba duke i ofruar më pas, ushqim e veshmbathje familjeve te cilat jetojnë ne kushte të vështira, sidomos në këto ditë të ftohta dimri.

Sipas studentëve human, kësaj iniciative iu është bashkuar edhe nënkryetari i komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu i cili njihet për humanitetin e tij, duke kontribuar personalisht për këtë iniciativë, përkatësisht për familjet skamnore.

Përndryshe, iniciativa ‘Ne mundemi’, me ndihmën e shumë njerëzve të vullnetit të mirë nuk do të ndalen që në këto ditë të ftohta dimri t’i dalin në ndihmë këtyre familjeve që për fat të keq janë numër i madh.

Deri më tani nga kjo iniciativë për një kohë të shkurtër janë ndihmuar 11 familje, që iu janë ofruar rroba dhe gjëra ushqimore, që sadopak t’i ngrohin zemrat edhe të këtyre familjeve në nevojë.

COMMENTS