Studentët me marsh protestues shënojnë 1 majin (Video)

Studentët me marsh protestues shënojnë 1 majin (Video)

Ndotja e ajrit tejkalon vlerat kufitare ditore
Prokurori i rastit jep detaje për vrasjen e Aulon Zekës

Unioni i Studentëve Pro Europian dega në Gjilan, për ditën e 1 Majit ka organizuar protestë më qëllim avokimin e të drejtave të të rinjëve dhe studentëve për punësim.

Studentët të cilët u nisën të marshojnë nga Universiteti “Haxhi Zeka” kërkuan që të trajtohen në mënyrë të barabartë kur bëhet fjalë për punësim.

Marigona Shaqiri, deputete e Parlamentit Studentor tha se e drejta e punësimit në Kosovë lidhet me të drejtat e veprimit dhe mendimit.

“Nëse mendon dhe vepron në baza partiake, mund të fitosh një vend pune. Me rëndësi është ta njohësh këtë apo atë ministër, kryetarin e shtetit ose edhe drejtorin e shkollës. Kjo është mënyra më e lehtë për tu punësuar, mënyra të tjera s’ka”, tha Shaqiri.

Ndërkaq, Egzon Daku, kryear i Unionit të Studentëve Pro-Evropianë tha se duhet të ngritet niveli i përgjegjësisë.

“Të ngirtt niveli i përgjegjësisë ,kërkojmë që puna të drejtohet barabartë, mundësitë për punësimt të jenë të barabarta pavarësisht bindjeve politike apo partiake”, tha Daku./Ai/

Marshi filloi në ora 11:00 para hyrjes së Universitetit “KADRI ZEKA” dhe përfundoj para teatrit të qytetit në Gjilan.

COMMENTS