Stresi emocional shkakton dëmtime në zemër

Stresi emocional shkakton dëmtime në zemër

Kafshët shtëpiake reduktojnë rrezikun e sëmundjeve mendore
Ismaili nënshkruan dokumentin që u siguron pagat specializantëve

‘Sindroma e zemrës së thyer shfaqet më shpesh se sa kemi menduar’.

Një zemër e thyer mund të shkaktojë dëme në zemër, si dhe një atak në zemër, thotë një studim i ri.

Bëhet fjalë për rezultatin e stresit emocional, zakonisht të shkaktuar nga hidhërimi ose ndarja e keqe.

Në Britaninë e Madhe, mijëra të rritur vuajnë nga sindroma e zemrës së thyer.
Studiuesit kanë vërtetuar se zemra mund të dobësohet kur një ngjarje e caktuar e jetës prek një person.

Mjekët kishin menduar më parë se këto ndikime ishin të përkohshme dhe dëmi nuk ishte i gjatë, por ekipi i Universitetit të Aberdeenit ka zhvilluar një teori të re.

Studimi, që përfshin dhjetëra njerëz që vuajnë nga një sindromë e zemrës së thyer, ka treguar se kjo gjendje përgjithmonë dobëson zemrën po aq sa një atak në zemër.

Pacientët kanë kryer operacion ultratinguj dhe rezonancë magnetike për dy vjet, dhe studiuesit kanë gjetur se ata që vuajnë nga një zemër e thyer nuk janë në gjendje të ushtrojnë dhe lodhen shpejt.

‘Sindroma e zemrës së thyer shfaqet më shpesh se sa kemi menduar. Rezultatet tregojnë qartë efektet e pafundme në zemër’, tha Dina Doson, autor kryesor i studimit.

‘Hulumtimi ynë sugjeron se duhet të trajtohet me urgjencën e njëjtë si çdo problem tjetër i zemrës dhe se pacientët kanë nevojë për trajtim të përhershëm’, përfundoi Dosonova.

COMMENTS