‘Starbucks’ kek me karrotë

‘Starbucks’ kek me karrotë

Samun Pizza (Video)
Çorba shtëpiake nga mishi i pulës

Keni nostalgji për kekun me karrotë të ‘Starbucks’? Më poshtë e keni recetën e tij.

Përbërësit:

3 vezë
75 gr sheqer kafe
100 gr sheqer
200 gr miell
2 lugë receli pluhur pjekurinash
150 ml vaj
250 gr karrota të grira në rende
60 gr lajthi
60 gr rrush i thatë/stafidhe
½ lugë receli kanellë Podravka
½ lugë receli xhenxhefil i bluar
pak kripë
Glazura:
50 gr gjalpë të zbutur
250 gr krem djath
50 gr sheqer pluhur

Udhëzimet:

Frutat arrore copëtojini trashë me thikë.

Në një enë të thellë thyejini vezët . Shtoni sheqerin kafe, sheqerin e bardhë dhe rrahini mirë të gjitha.

Pastaj shtoni vajin dhe sërish rraheni mirë brumin duke shtuar gradualisht miellin e përzier me pluhur pjekurinash.

Shtoni kanellën e xhenxhefilin dhe përziejini mirë të gjitha.

Pastaj shtoni karrotat, rrushin dhe ¾ e lajthive.

Përziejeni edhe njëherë mirë masën dhe zbrazeni në një enë të lyer me vaj.

Keku i përgatitur kështu piqet në furrën e parangrohur në 165 gradë për afro 40 minuta, varësisht nga furra.

Pas pjekjes, kekun lëreni të ftohet për 5 minuta e pastaj hiqeni nga tepsia ku është pjekur.

Ndërkohë bëjeni bashkë gjalpën e zbutur dhe krem djathin. Shtoni edhe sheqerin. Përziejini mirë.

Këtë glazurë hidhjani sipër kekut të ftohur mirë. Sipër tij shtoni lajthitë e mbetura.
Ju bëftë mirë.

COMMENTS