Spektakël meteorësh në qiell (Foto)

Spektakël meteorësh në qiell (Foto)

Në fakt, edhe pse jemi gati në fund të muajit tetor, shumica e ditëve kanë qenë me diell dhe të ngrohta.

Po ashtu edhe qielli ka qenë i pastër dhe pa re, siç është edhe sonte.

Në muajin tetor ndodh një fenomen spektakolar dhe magjik, që njihet si ‘shiu i meteorëve’.

Fenomeni Orionid premton të ndriçojë qiellin e natës me 30 meteorë në orë.

Ky fenomen shfaqet çdo vit në muajin tetor dhe ndodh kur mbetje nga kometa Halley bien në kontakt me atmosferën e Tokës.

Ju nuk do të keni nevojë për një teleskop apo dylbi për të parë këtë fenomen. Vetëm sigurohuni që të mund të qëndroni sa më larg dritës që të jetë e mundur.

‘Shiu i meteorëve’ është i dukshëm gjatë gjithë tetorit, por arrin pikun e tij në netët e 20 dhe 21 tetorit.

COMMENTS