Spectacles të Snapchat mund t’i bleni me çmim të lirë

Keni probleme me matematikën? Ky aplikacion ju vjen në ndihmë (Video)
Edhe me bateri të zbrazur, veturat elektrike do të mund të lëvizin (Video)

Kompania amë e Snapchat, Snap, pak kohë më parë ka lansuar një produkt intrigues – syzet Spectacles që mund të inçizojnë video 10-sekondëshe.

Produkti ka qenë i vështirë për t’u blerë, mirëpo me kalimin e kohës është bërë i gatshëm për një numër të limituar të entuziastëve. Deri sot.

Prej 20 shkurt, Spectacles mund të blehen nga dyqani online i Snap, për 129.99 dollarë, dhe vijnë në tri ngjyra – korale, të zezë dhe të kaltër. Pakoja përfshin kutinë mbushëse dhe kabllon.

Fatkeqësisht, dërgesa merr prej 2 deri në 4 javë dhe për momentin, pajisja është e gatshme vetëm në SHBA.

Syzet janë shumë të lehta për t’u përdorur – shtypni pullën për të filluar xhirimin e snap-it 10-sekondësh. Një dritë ndezet dhe fiket, për të ju treguar se jeni duke xhiruar. Kur të përfundon xhirimi, Snap-i i bërë shtohet automatikisht përmes lidhjes ‘wireless’ në Memories në Snapchat.

COMMENTS