Speca të mbushur për një drekë të mrekullueshme

Speca të mbushur për një drekë të mrekullueshme

Pite italiane me spinaq
Klasiku i vjetër në mënyrë të re: Limonada nga skara (Video)

Përbërësit:

– 10 speca,
– 200 g oriz,
– 200 g bizele,
– 200 g karota,
– Një hudhër,
– Një qepë,
– 3 patate,
– 2 dcl vaj,
– 2 lugë miell,
– Një tufë fletë majdanozi,
– Kripë,
– Piper, sipas shijes.

Përgatitja:

Bizelen dhe orizin zieni ndaras, specat pastroni nga farat, në një enë të veçantë në vaj fërgoni qepën, hudhrën dhe karotën (të cilën më parë e keni grirë) dhe shtoni orizin dhe bizelen e zier.
Përzieni dhe hudheni erëza sipas shijes, pastaj me përzierjen e përgatitur mbushni specat, secilin spec mbulojeni me patate, rendisni specat e mbushur vertikalisht në enë dhe qitjani salcën e bardhë.
Salca përgatitet me miell duke e fërguar në vaj, i shtohet ujë dhe hudhra e grirë imët dhe i hudhen erëza sipas shijes. Specat piqni në furrë rreth 45 minuta në temperaturë deri në 200 gradë.

COMMENTS