Speca n’furrë

Speca n’furrë

Speca të mbushur me kërpudha
Sallatë ruse pa majonezë dhe proshutë

Një tavë klasike, të cilës nuk i del moda e shija asnjëherë. Kësaj here e kemi gatuar me pakëz ndryshime dhe doli akoma më e shijshme.

Përbërësit

6 speca
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 qepë
1 karrota
selino
2 thelpinj hudhre
225 gr mish i bluar
1 lugë e vogël kripë
1 lugë e vogël piper i freskët i bluar
vegeta Podravka
400 gr domate të konzervuara
1 filxhan oriz i zier
1 filxhan djath parmezan

Udhëzimet

Furrën ngroheni në 190 gradë.

Njëkohësisht mbusheni një tenxhere me ujë dhe lëreni të vlojë. Pasi të ketë vluar uji, fusim në të specat bashkë me ‘kapakun’ e tyre, që ua kemi larguar paraprakisht gjatë pastrimit.

Specat lihen në ujë për 6-7 minuta, pastaj i largojmë dhe kullojmë.

Në një tigan ngroheni vajin, shtoni qepën e grirë imët dhe fërgojeni mirë për afro 4 minuta. Shtoni karrotën, selinon dhe hudhrën e grirë. Vazhdoni t’i fërgoni derisa të zbuten perimet.

Shtoni mishin, kripën e piperin. Të gjitha fërgojini për afro 7 minuta, derisa të kaurdiset mishi e të marrë ngjyrë rozë. Pastaj shtoni edhe domatet e orizin. Në fund në masë hidhni edhe djathin dhe fërgojeni edhe 5 minuta të tjera.

Specat e zier mbushini me masën me mish e perime, sipër saj hidhni edhe pak djath dhe mbulojini me ‘kapakun’. Piqini në furrë për 5 minuta ose derisa të shkrihet djathi.

COMMENTS