Sot stërvitja përfundimtare ‘Shpata e Argjendtë’ – KFOR, FSK, EULEX…

Sot stërvitja përfundimtare ‘Shpata e Argjendtë’ – KFOR, FSK, EULEX…

KFOR-i sot do të mbaj ushtrimin e fundit të ‘Shpatës së Argjendtë’, i cili do të zhvillohet në praninë e vizitorëve të shquar dhe kryetarëve të të gjitha institucioneve pjesëmarrëse.

Sipas njoftimit zhvillimi i këtij ushtrimi do të mbahet në kampin Pomozatin dhe Aeroportin Ushtarak të Sllatinës.

Ushtrimi bashkon, në një mënyrë të koordinuar dhe sinergjike, akterë të ndryshëm si Misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Këshillin i Sigurisë së Kosovës (KSK), Policinë e Kosovës (PK), Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave (AME).

Shpata e Argjendtë 2018 synon trajnimin e Komandantëve dhe stafit të KFOR-it, EULEX-it dhe Organizatave të Sigurisë së Kosovës në trajtimin e operacioneve në raste të fatkeqësive emergjente dhe skenare të trazirave civile, duke filluar nga niveli komunal deri te ai i Qeverisë e Kosovës.

COMMENTS