Sot shorti i Ligës së Kampionëve

Sot shorti i Ligës së Kampionëve

Në Nyon të Zvicrës sot bëhet tërheqja e shortit për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

Gara elitare evropiane tashmë ka hyrë në fazën më të ‘nxehtë’. Katër skuadrat gjysmëfinaliste sot në mesdite do të mësojnë kundërshtarët e radhës.

Bayern Munich, Real Madrid, Liverpool e AS Roma, janë skuadrat që janë kualifikuar në gjysmëfinale.

Shorti i gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve nis në orën 12:00, ndërsa një orë më vonë do të tërhiqet shorti për gjysmëfinalet e Europa League, raporton RTKLive.

Salzburgu i Valon Berishës, Arsenali e Shkodran Mustafit e Granit Xhakës, Marseille dhe Atletico Madrid janë skuadrat që janë kualifikuar në gjysmëfinalen Europa League.

COMMENTS