Sot seanca e Kuvendit, në rend dite Ligji për Trepçën

Reduktimi i ministrive, në Qeverinë e ardhshme
Rritje pagash në janar të vitit 2018, por jo edhe të pensioneve

Seanca e Kuvendit të Kosovës mbahet sot në orën 15:00, me pikë të veçantë të rendit të ditës – Projektligjin për Trepçën.

Ai është proceduar të mërkurën nga Qeveria ndërsa kundër projektligjit për Trepçën janë shprehur ministrat dhe deputetët e Listës serbe.

Ndryshe, as në seancën e radhës, nuk është në rend dite shqyrtimi i propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës, me të cilin konsiderohet interes publik lëshimi i licencës për Projektin e Kompanisë ‘Envidity Energy Kosova LLC’ dhe shqyrtimi i propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës, me të cilin konstatohet interesi publik për lëshimin e licencës për hulumtim për Projektin e Kompanisë ‘Sharr Cem’, të cilat dhe në seancën e radhës u hoqën nga rendi i ditës, me kërkesë të shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqirit.

COMMENTS