Sot pjesa e dytë e Provimit të Maturës

Nën organizimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, sot mbahet Provimi i Maturës 2017 afati i qershorit, pjesa e dytë.

Komisioni Qendror i Maturës njofton se, provimi do të mbahet në 200 qendra testimi në gjithë vendin, ndërsa për mbarëvajtjen e këtij procesi janë të angazhuar rreth 2100 administrues dhe rreth 600 komisionerë.

Provimit pritet t’i nënshtrohen rreth 25 mijë maturantë sa ka këtë vit Kosova.

Pyetjet në pjesën e dytë të provimit janë nga lëmia profesionale.

COMMENTS