Sot përkujtohen të rënët e Mushtishtit, Hajrush Behluli vargje prekëse për vëllaun (Foto)

Sot përkujtohen të rënët e Mushtishtit, Hajrush Behluli vargje prekëse për vëllaun (Foto)

Veteranët protestojnë për vonesën e pensioneve (Foto)
Raporti i OKB-së fajëson qeverinë siriane për sulmin me gazin sarin

Sot duke nisur nga ora 14:00 në Sheshin e Dëshmorëve në Mushtisht mbahet manifestimi përkujtimor për nder të dëshmorëve dhe të rënëve.

E pikërisht në datën e 22 prillit, 18 vite më parë, heroikisht në mbrojtje të atdheut pati rënë edhe Azem Behluli, përcjellë zico.tv

E në përkujtim të rënies së vëllait të tij, Hajrush Behluli, bashkëshorti i këngëtares Shkurte Fejza, ka postuar në Facebook një dedikim, të cilin ia ka bashkangjitur fotos së Azemit.

Ky është postimi i plotë:

‘Azem, ti besove se do të vjen LIRIA andaj nuk e kurseve as jetën tënde të shtrenjtë. Sot edhe pas 18 viteve 22 Prilli mbetet ditë krenarie për ne familjen tënde dhe për qytetarët e Mushtishtit dhe mbarë Kosovës.

Ti nuk u ligshtove, Ti nuk ike por luftove në istikam me ditë të tëra në mbrojtje të tokës arbërore dhe plumbi i armikut të rroku në lule të ballit ashtu si vdesin herojtë.

I përjetshëm do të mbetet kujtimi për Ty dhe dëshmorët e Kombit.
Lavdi të gjithë dëshmorëve të Kombit’, ka shkruar Hajrushi.

COMMENTS