Sot nis festivali i folklorit ‘Anadrinia Jehon 2017’ (Foto)

Sot nis festivali i folklorit ‘Anadrinia Jehon 2017’ (Foto)

Filma indianë keni parë… Por s’e dini pse këndojnë e vallëzojnë në film (Video)
SHBA: Java e Filmit Shqiptar ‘Albanian Film Week’, Edicioni 6-të në Nju Jork (Foto)

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi dhe komisionit organizativ, sot nis festivali tradicional kombëtar i folklorit ‘Anadrinia Jehon 2017’.

Ky festival sivjet mbahet për të 16-tin vit me radhë në fshatin Dejnë.

Festivali fillon në ora 19:00 dhe zgjat deri me 13 maj 2017 sipas kësaj agjende:

Nata e parë:

1. SHKA ‘Anadrini’ – nikoqir

2. SHKA ‘Tingujt e vendlindjes’ Stagovë / Kaçanik

3. AKV ‘Ilirida’ Shkup

4. SHKA ‘Muharrem e Xhevat Qena’ Romajë

5. Rapsodët e Hasit; Haxhi Gjugja me grup.

Nata e dytë:

1. SHKA ‘Lahuta e Malësisë’ Gjilan

2. AKV ‘Hajvalia’ Prishtinë. (2 këngë)

3. AKA ‘Isa Boletini’ Rogovë

4. Grupi ‘Tradita’ Prizren. Rapsodët: Tom Sokoli dhe Pjetër Bisaku. (2 këngë

5. Grupi folklorik ‘Stelushi’ Mat.

6. SHKA ‘Ardhmëria’ Gjakovë

Nata e tretë:

1. SHKA ‘Bajram Curri’ Krushë e Madhe

2. AKV ‘ Hasan Prishtina’ Vushtrri

3. Grupi polifonik ‘Pavarësia’ Vlorë

4. AKV ‘Xhavit Haziri’ Obiliq

5. AKV ‘Mitrovica’ Mitrovicë

6. AKV ‘Zëri i Kosovës’ Fushë Kosovë (mysafir)

Gjatë tri netëve garuese, festivalin ‘Anadrinia Jehon’, me këngët e tyre do ta nderojnë këngëtarët nga estrada; Qershore Tafallari, Fjolla Gashi, Valbona Krasniqi, Hamëz dhe Albrim Llapçeva.

COMMENTS