Sot në Gjilan kujtohen të dëbuarit e Luginës së Preshevës

OKB: Shteti Islamik vazhdon gjenocidin, sulme brutale ndaj 3 mijë vajzave dhe grave në Siri
Pacolli: Kosova bë agjendë për t’u pranuar në INTERPOL

Në Gjilan sot do të kujtohen ditët e të dëbuarve nga Kosova Lindore, ku do të bëhet ekspozimi i fotove të cilat dëshmojnë dëbimin e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës nga forcat serbe në qershorin e vitit 1999, si dhe dhunën sistematike që pushteti serb ushtron mbi ata pak qytetarë që kanë mbetur atje.

Ngjarja fillon nga ora 16.30 dhe mbahet në Galerinë e Teatrit të Qytetit të Gjilanit.

Kujtimi i të dëbuarve është organizuar nga Zyra për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, nën patronatin e Zyrës së kryetarit të komunës së Gjilanit. Po ashtu, do të marrin pjesë edhe shumë zyrtarë nga Republika e Kosovës dhe në Kosova Lindore.

Presheva

COMMENTS