Sot ndodh ekuinoksi pranveror, dita barazohet me natën

Sot ndodh fenomeni i ekunoksit pranveror, ku dita barazohet me natën. Ekuinoksi është çasti në të cilin Dielli ndodhet pingul mbi ekuatorin e Tokës dhe vendndodhjen e dukshme të Diellit në atë çast. Thuhet edhe ‘kur dielli bie në pus’, domethënë pasqyrimi i diellit në një pus, fenomen që nuk ndodh dhe nuk mund të verifikohet në asnjë paralel tjetër tokësor. Fenomeni astronomik për këtë vit nis në orën 10:28 minuta.

Ndërsa në vjeshtë do të ndodhë më 22 shtator në orën 20:02 minuta. Ndërsa në hemisferën e veriut ndodh ekunoksi pranveror, në hemisferën e jugut nis vjeshta. Dita e parë e pranverës do të zgjasë 12 orë e pesë minuta, Dielli do të lindë në orën 5 e 39 minuta, ndërsa do të perëndojë në 17 e 44 minuta. Pranvera do të zgjasë deri më 21 qershor, kur me kalendar fillon vera.

COMMENTS