Sot, Meningjiti mund të diagnostikohet për pak sekonda

Sot, Meningjiti mund të diagnostikohet për pak sekonda

Rreziqet nëse konsumoni alkool dhe drogoheni në kohën e njejtë (Video)
Shkenca rekomandon kanellën dhe mjaltin (Video)

Testi i cili realizohet nga marrja e gjakut me një aparaturë si stilolaps mund të shpëtojë mijëra jetë nga kjo sëmundje. Ky është një lajm i jashtëzakonshëm dhe flitet se testi do jetë i zyrtarizuar pas 5 vjetësh.

Ai do ndihmojë mjekët që të diagnostikojnë nëse një fëmijë ka infeksion bakterial apo thjesht një virus stine.

Nëse një mjek e zbulon në kohë që fëmija ka temperaturë nga bakteri dhe jo nga virusi, mjekimi me antibiotikë mund të fillojë më shpejt dhe mund të parandalohet meningjiti.

Çdo vit një numër i madh fëmijësh diagnostikohen me virus e mjekët rekomandojnë paracetamol, ndërkohë që kur rikthehen në spital me sepsis apo meningjit të avancuar, shpesh është shumë vonë për t’i shpëtuar. Ndaj kjo shpikje mund të jetë një shpëtim për mjekësinë.

COMMENTS