Sot ka festë në familjen e Lutfi Hazirit (Foto)

Sot ka festë në familjen e Lutfi Hazirit (Foto)

Yll Limani publikon klipin ‘Shiu’ (Video)
Shënojeni këtë datë! Del kënga e re ‘vrasëse’ e Era Istrefit (Foto)

Familja e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, sot ka festë. Lotina vajza e Lutës dhe këngëtares Mirvete Bajrami Haziri, feston sot ditëlindjen e 18-të.

Përmes një postimi në Facebook, i pari i Gjilanit, e ka uruar me fjalët më të mira vajzën, përcjellë zico.tv

‘Erdhe në ditë të vështira vetëm 10 ditë para Lirisë së Kosovës dhe për rastesi ditëlindja e 18 erdhi vetëm dhjetë ditë para zgjedhjeve ku do të votosh për herën e parë së bashku me gjeneratën e lirisë…’, ka shkruar Haziri.

‘Të emnuam shqip në emër të vendit, të lotëve sepse Kosova ishte në lot e barot. Ti linde e prite lirinë në Kosovë, urojmë rritjen tuaj në Kosovën e zhvilluar, në paqe e shpresë për të ardhmen. Të duam shumë! Babi, Mami, motrat Kënga e Mimasi dhe vllau Lumi!’, ka përfunduar urimin Lutfi Haziri.

COMMENTS