Sot homazhe në nderim të shkrimtarit Ramiz Kelmendi

SHBA kërkon të përfshihen në lista të pa korruptuarit
Në Rumani, presidenti refuzon kandidaturën e gruas myslimane për kryeministre

Sot nga ora 10:30 në hollin e Teatrit Kombëtar të Kosovës zhvillohen homazhe para arkivolit të gazetarit, publicistit dhe profesorit Ramiz Kelmendi, i cili ndërroi jetë mbrëmë në Prishtinë në moshën 86 vjeçare.

Ndërsa duke filluar nga ora 12:30 në ambientet e Teatrit Kombëtar do të zhvillohet edhe komemoracioni kushtuar jetës dhe veprës së Kelmendit.

Ramiz Kelmendi ishte shkrimtar por edhe publicist dhe gazetar i njohur i Kosovës. Kelmendi i takoi një plejade të shkrimtarëve të parë të pasluftës së dytë botërore në Kosovë dhe njëkohësisht ishte një prej emrave më të shquar të letërsisë në vend.

Njihet për një numër veprash letrare, lojëra skenike dhe shkrime kritike por edhe për udhëpërshkrime të jashtëzakonshme.

Ndër veprat e njohura të tij janë ‘Vija e vrragë’, ‘Kapuç me mëngë’, ‘Shtatë persona ndjekin autorin’, ‘Heshtja e armëve’, ‘Letra prej Ulqini’ e të tjera.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në varrezat e Prishtinës në orën 14:00.

COMMENTS