Sot hapet konkursi për pranimin e studentëve në universitetet publike

Sot hapet konkursi për pranimin e studentëve në universitetet publike

Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për vlerat e luftës së UÇK-së
Ky është fletëvotimi për zgjedhjet e 11 qershorit (Foto)

Sot hapet konkursi për pranimin e 15 mijë e 255 studentëve të rinj.

Vetë ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka aprovuar numrin e këtyre studentëve të rinj të cilët do të pranohen në programet e akredituara të nivelit bachelor në universitetet publike të Kosovës.

Numri i studentëve që do të pranohen në shtatë universitetet publike të vendit për vitin akademik 2017/2018 është 15.255, ndërsa shtesë e këtij numri do të jetë edhe kuota prej 12 për qind për studentët e komuniteteve joshumicë dhe në disa universitete do të ketë edhe kuota për kandidatët e viseve tjera shqiptare (Shqipëri, Luginë e Preshevës, Maqedoni, Mal i Zi), si dhe për familjarë të ngushtë të dëshmorëve të Kosovës.

MAShT njofton se nga sot konkurset do të hapen në universitetet në Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Gjilan, Pejë, Mitrovicë, Ferizaj.

COMMENTS