Sot e nesër temperaturat prekin zeron

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në fundjavë temperaturat minimale do të ulen deri në zero gradë celsius, kurse ato maksimalet ndërmjet 12-14 gradë celsius.

‘Fushat me presion të lartë vazhdojnë të jenë prezent mbi vendin tonë, duke e karakterizuar një mot të vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të ulen deri në zero gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale gjatë këtyre dy ditëve do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius’

‘Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes’, thuhet në një njoftim për media të IHMK-së.

COMMENTS