Sot dy seanca të Kuvendit, një vazhdim e një e rregullt

Sot dy seanca të Kuvendit, një vazhdim e një e rregullt

Sikur është bërë rregull që asnjë seancë e Kuvendit të Kosovës të mos përfundojë me kohë, kryesisht për shkak se deputetët braktisin seancën nga papër

Sikur është bërë rregull që asnjë seancë e Kuvendit të Kosovës të mos përfundojë me kohë, kryesisht për shkak se deputetët braktisin seancën nga papërgjegjësia për punën që paguhen nga taksapaguesit. Për pasojë ato zgjasin ose shtyhen me ditë e javë. Një sosh do të vazhdojë sot nga ora dhjetë dhe me një rend dite të vëllimshëm, siç është paralajmëruar të jetë edhe ajo e rregullta, që duhet të nisë në orën 14.

Rendi i ditës së vazhdimit të seancës do të jetë ky:

I. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 16 dhe 23 mars 2018:

1. Votimi i rekomandimeve nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vdekjen e dhunshme të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari,

2. Votimi në parim i Projekt-Rregullores së Kuvendit,

3. Votimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës (“MASHT”) dhe Stitching Spark-ut të Holandës (“SPARK”) mbi mbështetjen e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit Mitrovica,

4. Votimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Themelimin e Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA),

5. Votimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për Projektin e Autostradës Kijevë-Zahaq,

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-214,

8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-014 për infrastrukturën kritike,

9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-015 mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale,

10. Votimi i Raportit të performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2015 dhe 2016,

11. Emërimi i dy (2) anëtarëve të Komisionin për verifikim dhe vendosje të pronave,

12. Emërimi i një (1) anëtari të Komisionit për kërkesa pronësore,

13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.06/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-115 dhe me Ligjin nr.05/L-080.

Ndërsa rendi i ditës së seancës së rregullt, që është thirrur për në orën 14:00 është:

1.Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-011 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik,

2.Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-225 për Prokurorin e Shtetit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 05/L-034,

3.Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-021 mbi Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike,

4.Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-026 për azil,

5.Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-036 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-219 për të huajt,

6.Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-029 mbi Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Sigurinë Bërthamore,

7.Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-032 për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim,

8.Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-037 për metrologji,

9.Shqyrtimi i dytë i Projektligjit 06/L-041 për kërkesat teknike për produkte dhe vlerësim të konformitetit,

10.Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-031 për pajisjet nën presion,

11.Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-039 për shërbimin gjeologjik të Kosovës.

COMMENTS