Sot 3 sfida të mëdha, pritet spektakël në ditën e katërt të Euro ‘2016’

Neymar shënon supergol nga kulmi në kulm (Video)
Gjesti që bëri De Rossi, pasi tifozët e gjuajtën me ushqim, befasoi gjithë botën (Video)

Kampionati ‘Euro 2016’, do të vazhdojë sot me ndeshjen Spanjë – Çeki në ora 15:00. Spanja ka fituar tre dhe ka barazuar një ndeshje në përballjet me Republikën Çeke. Ndërkohë që ndeshja e sotme është e para midis këtyre dy skuadrave në një aktivitet evropian.

Për Spanjën është e hera e dhjetë që merr pjesë në finalet e një evropiani, madje kanë fituar dy edicionet e fundit, 2008 e 2012, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në historinë e këtij aktiviteti. Spanja do të luajë në sulm me treshen: Pedro, Morata, David Silva.

Në orën 18:00 luhet Irlandë – Suedi. Në përballjet midis tyre, Suedia ka fituar 5, barazuar dy dhe humbur 3 ndeshje kundrejt Irlandës. Kjo është hera e parë që këto skuadra ndeshen në një Evropian.

Mbrëmja e sontme e evropianit do të mbyllet me sfidën Belgjikë – Itali, e cila nis në orën 21:00. Italia është një nga katër skuadrat së bashku me Austrinë, Anglinë dhe Rumaninë, që janë ende të pamundura që nga faza e kualifikimit për në këtë evropian. Ndërsa Belgjika ka humbur 5 nga 7 ndeshjet e fundit të luajtura për në evropian.
Italia ka fituar 2 dhe ka barazuar një ndeshje në përballjet me Belgjikën në aktivitetet e mëdha ndërkombëtare. Belgjika ia ka besuar sulmin Lukakut, të ndihmuar nga Mertens, De Bruyne dhe Hazard. Ndërsa Italia luan me dy sulmues, Pele dhe Eder.

COMMENTS