Sot 18 vjet nga vrasja e Abdullah Tahirit (Video)

Sot 18 vjet nga vrasja e Abdullah Tahirit (Video)

Mundësi punësimi në Gjermani nga MPMS-ja (Foto/Dokument)
Era merr kërcënime nga Rusia, nuk udhëton për koncertin në Moskë

Sot më 19 maj mbushen 18 vjet nga vrasja makabre e ushtarit të orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në burgun e Dubravës heroit të sotëm të Kosovës Abdullah Tahirit.

Aty paramilitarët serb provuan të gjitha format e torturave çnjerëzore duke bërë eksperimente me të burgosurit shqiptare. I ngjante kampeve te përqendrimit të Dahaut, Mat’hauzenit, Buhenvaldit, Aushvicit, ku ekzekutoheshin, torturoheshin në forma të ndryshme të lidhur me pranga.

Kjo që ndodhte ne burgun e Dubravës në qendër të Evropës pashmangshëm ilustron faktin e kohës së Kryqëzatave. Te burgosur, të pafuqishëm t’u dalë dikush në ndihmë mbesin nën mëshirën e xhelatëve të Beogradit.

Abdullahu edhe në këto çaste nuk përulet edhe pse këto ishin çastet e fundit të jetës së tij. Ishte vërtet në moshë të re, kur Kosovës i duhej më shumë se kurrë, por kthetrat shovene e mbanin të lidhur dhe ashtu qëndronte vertikalisht siç ishte gjithherë.

Ai u vra mizorisht nga forcat serbe me 19 maj 1999 duke lënë pas vete një jetë të tërë në shërbim të atdheut në amfiteatrin e përgjakshëm të quajtur Kosovë.

Abdullahu pati një jetë relativisht të shkurtër,por e tëra ishte e ngjeshur, ku gërshetoheshin vlerat e luftës çlirimtare dhe synimet e brezave. Vlen të theksohen fjalët e një bashkëluftëtari të Abdullahit, i cili thotë ‘Ushtar më të entuziazmuar dhe më të lumtur me uniformën e UÇK-se se Abdullah Tahiri, nuk kam hasur në fushëbetejat e luftës’.

Bajram Curri theksonte pas vrasjes se Avni Rrustemit ‘Po të kishte shpëtuar gjallë, pra Shqipërisë do t’ia falte jetën, se për Shqipëri kishte le Avnia’. Në këtë segment Abdullah Tahiri edhe po të shpëtonte gjallë, ai Kosovës do t’ia falte jetën se për të kishte lindur.

Izmi Zeka

COMMENTS