Soprano shqiptare mahnit publikun në Firencë

Soprano shqiptare mahnit publikun në Firencë

‘Turi në Japoni’ ngjarja e vitit për Elina Dunin (Video)
‘Drejt Fundit’ filmi shqiptar i zhanrit aksion (Video)

Dioklea Hoxha është shprehur e lumtur për debutimin dhe me përkrahjen që i kanë dhënë. ‘Jam e lumtur që kam edhe përkrahjen e vendit tim, ju kam në zemër’, ka thënë ajo.

Soprano shqiptare, Dioklea Hoxha ka debutuar në skenën e operës në Firencë të Italisë. Ajo në rolin e Paminës ka luajtur në shfaqjet ‘Piramida e Dritës’ nga ‘Fyelli Magjik’ i Mozartit, raporton albinfo.ch.

Debutimi i saj ka marrë shumë vlerësime pozitive, derisa shfaqja do të vazhdojë në qytetin italian deri më 7 prill në dy termine.

Ajo ka performuar së bashku 900 fëmijë nga shkollat e Firencës. Pikërisht qëllimi i shfaqjes ka qenë lidhja e fëmijëve dhe Teatrit të Operës në Firencë.

Ajo është shprehur e lumtur për debutimin dhe me përkrahjen që i kanë dhënë. ‘Jam e lumtur që kam edhe përkrahjen e vendit tim, ju kam në zemër’, ka shkruar ajo në Facebook.

Megjithatë, ajo nuk e ka ndërmend të ndalet dhe sipas ‘opusalb.com’, pritet që të performojë edhe në Teatrin e Operës në Tiranë, një ide të cilën e ka përkrahur edhe sopranoja nga Prishtina.

COMMENTS