Sony Music njofton ‘vdekjen’ e Britney Spears (Foto)

Rritet familja e Messit
‘Despacito’ tani edhe në versionin kinez me flaut (Video)

Lajmi për ndarjen nga jeta të pop yllit Britney Spears, mërziti miliona fansa, por për fat të mirë gjithçka ishte thjesht një mashtrim.

Sony Music i ka kërkuar falje këngëtares Britney Spears, pasi, me një postim në Twitter, ka thënë se këngëtarja ka vdekur.

Kompania amerikane e showbiz-it pak minuta më vonë përgënjeshtroi lajmin e publikuar në llogarinë e saj duke thënë se profili në rrjetin social ishte sulmuar nga hakerat.

‘U prehsh në paqe Britney’, shkruhej në postimin e parë në Twitter, ndërsa më vonë ishte shkruar ‘Britney Spears ka ndërruar jetë në aksident! Ju njoftojmë së shpejti për të rejat’.

Këngëtarja 35 vjeçe nuk ka reaguar drejtpërdrejt, por menaxheri i saj ka konfirmuar se ajo është mirë.

Grupi i hakerëve OurMine ka marrë përgjegjësinë për postimin mashtrues.

COMMENTS