Sonte rikthehen ethet e Ligës së Kampionëve

Sonte rikthehen ethet e Ligës së Kampionëve

Iniesta largohet nga Barça me 31 trofe
Kosova superfuqi e xhudos

Sonte me fillim prej ores 20:45 do të zhvillohen dy ndeshjet e planifikuara në kuadër të Champions League.

Roma do ta presë në Olimpico, skuadrën e Barcelonës, skuadër e cila arriti ti mposhtë romakët në Camp Nou me rezultat 4 me 1.Ekipi romak ende ‘ëndërron’ për një kualifikim të mundshëm në gjysëmfinalet e Ligës së Kampionëve, por e din që do të jetë shumë vështirë. Valverde ka deklaruar se do të jetë një ndeshje mjaftë e vështirë dhe duhet të fillojmë lojën sikur të ishte 0:0,ndërsa nga ana tjetër trajneri i Romës Di Franceso deklaroi se lojtarët e tij do të luajnë me pasion, me zemër dhe do të bëjnë çdo gjë që të eliminojnë Barcelonën.

Ndeshja tjetër është ajo në mes të Manchester Cityt dhe Liverpool.Në takimin e parë mes këtyre dy skuadrave ka triumfuar skuadra e Jurgen Klopp me rezultat 3 me 0. Edhe pse avantazhi duket mjaftë i lartë skuadra e Jurgen Klopp nuk e ka sigurin e plotë për një kalim në gjysëmfinale.Jurgen Klopp para kësaj ndeshje ka deklaruar se do të luajnë për fitore, kurse homologu i tij Pep Guardiola ka deklaruar se janë të denjë për një rikthim në rezultat.

COMMENTS