Sonte pritet befasia e premtuar e Kosovës kundër Kroacisë

Sonte pritet befasia e premtuar e Kosovës kundër Kroacisë

Ky është kundërshtari i Prishtinës në Europa League (Foto)
Kush është shqipëtari i Barcelonës që e do Shqipëria (Foto)

Futbollistët e Kosovës, të zgjedhur nga përzgjedhësi i përfaqësueses, Albert Bunjaki, sonte në ‘Loro Boriçi’ do të përballen me Kroacinë, në ndeshjen e dytë kualifikuese për Kupën e Botës ‘Rusi 2016’.

Kosova do të jetë nikoqire në takimin me Kroacinë dhe ndeshja do të zhvillohet në Shkodër të Shqipërisë, për shkak të mungesës së një stadiumi në Kosovë, të certifikuar nga Federata Botërore e Futbollit.

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki dhe homologu i tij nga Kroacia, Ante Caciq duan rezultat pozitiv në këtë ndeshje, edhe pse skuadra kroate llogaritet favorite.

‘Jemi përgatitur mirë dhe jemi të gatshëm të ballafaqohemi me një ekip te madh me lojtarë të klasit botërorë’, ka thënë Bunjaki.

Ai shtoi se lojtarët e tij janë në formë të mirë, dhe sipas tij, përfaqësuesja e Kosovës duhet të jap 120% nga vetja për këtë ndeshje e cila sipas tij është e vështirë. ‘Mendoj se jo çdo herë fiton kualiteti’, ka theksuar ai.

Pritje të ngjashme Bunjaki ka edhe nga takimi me Ukrainën që zhvillohet më 9 tetor. Pas 3 ditësh përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë takimin me Ukrainën, në Poloni, për shkak se rivalja e saj, brenda Grupit ‘I’, nuk e ka njohur ende shtetin e Kosovës.

COMMENTS