Sonte në orën 21:00, Portugali – Francë, finalja e Euro 2016

Portugalia e yllit botëror Ronaldo do të vihet përballë Francës, nikoqire dhe favorite për titull kampioni.

Dëshira për sukses është e madhe tek të dyja palët. Portugezët duan të hyjnë në histori, duke e fituar për herë të parë titullin e kampionit të Evropës dhe në këtë mënyrë edhe ta përmirësojnë gabimin e bërë në vitin 2004, kur dështuan t’i gëzohen këtij trofeu para tifozëve të vet, duke humbur në finale nga Greqia. Në anën tjetër francezët duan ta rikthejnë lavdinë, duke fituar titullin e tretë.

Për Portugalinë lajm i mirë është rikthimi i Pepes, i cili mungoi në ndeshjen e fundit, ndërsa Franca do të luaj me formacionin e saj më të mirë dhe ka të gjithë lojtarët në dispozicion.

Portugezët do të kenë një mision shumë të vështirë por Fernando Santos ka besim te skuadra e tij dhe ëndrron që përfaqësuesja që ai drejton, t’i bëjë Francës atë që i bëri Greqia, Portugalisë në 2004-ën.

Në anën tjetër, Didier Deschamps, 16 vjet më parë në Rotterdam, udhëhoqi Francën si kaipten drejt fitimit të kampionatit evropian që ishte i dyti në histori për gjelat. Në 10 Korrik të 2016-tës, tashmë si trajner Deschamps do të kërkojë të përsërisë atë sukses të 16 viteve më parë që këtë herë ndoshta do të kishte akoma edhe më shumë vlerë pasi kompeticioni zhvillohet në Francë, dhe finalja luhet në stadiumin legjendar St Denis.

COMMENTS