Sonte ceremonia e ndarjes së çmimeve ‘FIFA The Best’

Sonte ceremonia e ndarjes së çmimeve ‘FIFA The Best’

Tifozat Kuq e Zi mesazh Canës: Na fal, por na detyruan – faleminderit për gjithçka (Foto)
Bunjaki: Ndaj Islandës hyjmë për fitore

Sonte në Cyrih të Zvicrës, zhvillohet ceremonia e dorëzimit të çmimit ‘FIFA The Best’ për futbollistin më të mirë të vitit.

Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Antoine Griezmann janë në garë për ‘më të mirin’ në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga FIFA.

Aktorja e famshme Eva Longoria, do të udhëheqë ceremoninë.

Më poshtë janë çmimet që do të ndahen në këtë eveniment:

Lojtari më i mirë (konkurrojnë: Cristiano Ronaldo, Antoine Griezmann dhe Lionel Messi)

Lojtarja më e mirë (konkurrojnë: Melanie Behringer, Carli Lloyd dhe Marta)

‘FIFA FIFPro World11’ (formacioni më i mirë nga 55 lojtarë që janë në konkurrim)

Trajneri më i mirë në kategorinë e meshkujve (konkurrojnë: Claudio Ranieri, Fernando Santos dhe Zinedine Zidane)

Trajneri më i mirë në kategorinë e femrave (konkurrojnë: Jill Ellis, Silvia Neid dhe Pia Sundhage)

Çmimi Puskas (konkurrojnë: Marlone, Daniuska Rodriguez dhe Mohd Faiz Subri)

‘Fifa World Player of the Year’ do të transmetohet drejtpërdrejt nga Televizioni Shqiptar në orën 18:30.

COMMENTS