Sonda ruso-evropiane në Mars duket se ka shpërthyer (Foto)

LDK bojkoton fjalimin e presidentit
Meteorologët thonë se ky dimër do të jetë më i ftohti në pesë vitet e fundit

Pamjet satelitore të publikuara mbrëmë tregojnë një sondë evropiano-ruse të gjithësisë e cila duket se ka eksploduar gjatë aterimit në Planetin e Marsit.

Pamjet satelitore të agjencisë amerikane të gjithësisë, NASA, e paraqesin një pikë të zezë në hapësirën ku sonda Schiaparelli mendohej se do të ateronte para dy ditësh, ka njoftuar Agjencia Evropiane e Gjithësisë.

Pamjet i kanë mbyllur spekulimet e shkaktuara nga heshtja e sondës, pas aterimit të planifikuar.

Agjencia evropiane tha se çrregullimi më i madh i zënë në fotografitë e NASA-s, paraqet dëshmi për aterim me përplasje, me ç’rast janë shpërndarë mbeturia përreth, të ngjashme me vendet e eksplodimit në Tokë.

Sonda Schiaparelli ishte e projektuar për testim të teknologjisë për më tepër aterime ambicioze në Mars nga shtetet evropiane, deri në vitin 2020.

Derisa përplasja është përkujtim i dhembshëm i vështirësisë së aterimit në Mars, shkencëtarët thonë se misioni i kësaj sonde ishte pjesërisht i suksesshëm, pasi nga ajo janë dërguar informacione të përdorshme para se të eksplodonte.

Sonda ruso-evropiane në Mars duket se ka shpërthyer

COMMENTS