Snoop Dogg pozon me kufomën artificiale të Donald Trumpit (Foto)

Snoop Dogg pozon me kufomën artificiale të Donald Trumpit (Foto)

‘Nihan’ dhe burri i saj bashkë në një serial?
Diçka ka ndodhur me gjoksin e Era Istrefit (Foto)

Reperi amerikan është paraqitur pranë një kufome artificiale, e cila supozohet që identifikon Donald Trumpin.

Në këtë formë e ka prezantuar albumi më të ri muzikor, Snoop Dogg, i cili është një ndër kritikuesit më të mëdhenj të presidentit aktual amerikan.

Këngëtari 45-vjeçar është fotografuar duke qëndruar në këmbë mbi ‘trupin’ e një Trump me gishta të mbuluar nga një flamur amerikan.

‘Make America Crip Again’ është emëruar albumi i Snopit, i cili përmban edhe një këngë me të njëjtin titull.

Ai i kushtohet presidentit të SHBA-së, Trump ndërsa një prej dëgjohet duke thënë se ‘Presidenti thotë se dëshiron ta bëjë Amerikën përsëri të madhe’.

Por, albumi i ri ‘nuk është një deklaratë apo akt politik’, këmbënguli Snoop Dogg, i cili ka miqësi me të parin e Amerikës.

Ndryshe, ky i fundit ka paralajmëruar edhe albume të tjera, të cilat do t’i sjell gjatë viteve të ardhshme.

COMMENTS