Skenari i Vuçiqit: Lutfi Haziri ose Vjosa Osmani udhëheqës të LDK’së në Qeveri, largohet Lista Srpska

Skenari i Vuçiqit: Lutfi Haziri ose Vjosa Osmani udhëheqës të LDK’së në Qeveri, largohet Lista Srpska

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka parashikuar se në të ardhmen Lista Sprksa mund të largohet nga Qeveria për shkak të presioneve për të përkrahur themelimin e ushtrisë së Kosovës. Ka thënë se pas këtij skenari LDK mund të bëhet pjesë e Qeverisë. Madje, Vucic ka thënë se në krye të LDK’së shpejt mund të emërohet Vjosa Osmani ose Lutfi Haziri.

Duke folur para mediave pas takimit me kreun e Republika Srpska Milorad Dodik, Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka thënë se Serbia po përballet me presione të mëdha.

Ai këtë e ka ndërlidhur me vizitën e diplomatit amerikan Hoyt Yee dhe me krijimin e ushtrisë së Kosovës. Vuçiq me këtë rast ka përmendur Listën Srpska e cila sipas tij do të refuzojë të votojë pro krijimin e ushtrisë së Kosovës.

E sipas Vuçiq Serbia nuk do të marrë pjese në krijimin e ushtrisë së Kosovës.

Më pas kreu i shtetit serb, ka përmendur mundësinë e largimit të Listës Srpska nga Qeveria e Kosovës. E, sipas tij, vendin e saj do ta zë LDK me të cilën do të krijohet shumica e re.

Por,Vuçiq është lëshuar edhe në komente për partitë politike duke përmendur se kush do të jetë në krye të LDK’së kur të kjo parti do të hyjë në një Qeveri të re.

Ndërkombëtarët, sipas Vuçiq, i ka goditur rënia e PDK’së ose siç ka thënë, ai rënia e Hashim Thaçit në 18 përqind.

“Do ta gjejnë ata…Vojsa Osmanin ose Lutfi Hazirin që ta drejtojë në të ardhmen LDK’në që ta bëjnë shumicën”, ka parashikuar Presidenti i Serbisë.

Me këtë rasti, Vucic ka lavdëruar qëndrimin e serbëve në Kosovë, duke thënë se për herë të parë janë treguar të fortë e me vizion, shkruan zico.tv

“Problemi aty është se serbet janë treguar të fortë , problemi është se serbët janë treguar faktor që nuk mund t’i shkatërrosh lehtë medialisht, me rrena, me manipulime. Serbët janë dëshmuar si faktor që dinë për here te parë të sillen pas kaq shumë vjetësh sikur dikur silleshin shqiptarët në ish -Jugosllavi, ashpër, fortë dhe me vizion të qartë për të ardhmen e tyre”, ka theksuar Vuçiq.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/skenari-i-vuqicit-vjosa-osmani-ose-haziri-udheheqes-te-ldk-se-ne-qeveri-largohet-lista-srpska-454403/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

COMMENTS