Skandali i radhës godet futbollin anglez (Video)

Skandali i radhës godet futbollin anglez (Video)

F1, Kevin Magnussen merr flakë (Video)
Spanja mund Shqipërinë në Shkodër

Pas skandalit të Sam Allardyce, tjetër skandal ka goditur futbollin anglez. Kësaj radhe pritagonish ishte ish trajneri i disa skuadrave angleze, Harry Redknapp.

Ish trajner i Tottenhamit, QPR-së, Portsmouthit dhe West Ham, Harry Redknapp pranoi në një bisedim të regjistruar me kamera të fshehtë nga ‘The Telegraph’, se lojtarët me të cilët ka punuar vinin baste mbi ndeshjet e tyre, diçka që është rreptësisht e ndaluar në Angli.

Redknapp zbuloi se disa të gjithë lojtarë vunë bast se do të fitonin për një ndeshje që do të luanin. Madje, njëri prej tyre i këshilloi agjentit të shiste shtëpinë dhe ta vinte bast duke qenë se fitorja ishte e sigurt dhe kuotat mjaft të favorshme.

Për arsye ligjoret, ‘The Telegraph’ nuk zbulon se për cilën ndeshje, ekip apo lojtar bëhet fjalë në bashkëbisedimin e Redknap me gazetarin e infiltruar.

I pyetur nga personi në fjalë se përse nuk informoi për këtë çështje Federatën Angleze të Futbollit, Redknapp u përgjigj ‘E kujt i intereson diçka e tillë’.

Gjithashtu Redknap u shfaq shumë i interesuar për tu marrë pjesë si palë e tretë në transferimet e një klubi të Championship, diçka tjetër që është absolutisht e ndaluar nga Federata Angleze e Futbollit dhe FIFA.

COMMENTS