Skandal: Top Channel me hartë ku Kosova është pjesë e Serbisë (Foto)

Faqja online e internetit për lajme ‘Top Channel’, nga Shqipëria, ka bërë një skandal.

Në lajmin e publikuar më 4 gusht, në orën 17:30 me titullin ‘Ligji për gjuhet, parakusht për rrugën euro-atlantike të Maqedonisë’, është vendosur si ilustrim harta e Ballkanit, por pa prezencën e Kosovës.

Pranë shtetit maqedonas, i cili shihet mirë në këtë fotografi, territori i Kosovës figuron si pjesë ë Serbisë.

Mirë është që shqiptarët gjithandej ta dijnë se tashmë Kosova është shtet i pavarur dhe ka territor të saj që nga shpallja e pavarësisë së saj më 17 shkurt të vitit 2008, e jo të cilësohet si pjesë e Serbisë.

COMMENTS