S’ka rinumërim të votave në Prizren e në Prishtinë, vendos Gjykata Supreme

S’ka rinumërim të votave në Prizren e në Prishtinë, vendos Gjykata Supreme

Gjykata Supreme e Kosovës, ka marrë vendim për të rrëzuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërimin e votave në Prizren.

Gjykata Supreme e Kosovës, ka marrë vendim për të rrëzuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërimin e votave në Prizren.

Gjykata ka konstatuar se ankesa e Degës së Vetëvendosjes në Prizren është e bazuar, derisa kanë rrëzuar vendimin e PZAP-së.

Në zgjedhjet e 19 nëntorit, kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj doli i dyti, pas Mytaher Haskukës së VV-së, raporton Insajderi.

Kandidati i VV-së kishte 25,509 vota, derisa ai i PDK-së 25,180 (329 vota më pak se Haskuka).

Në anën tjetër, është rrëzuar edhe vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërim të votave në Prishtinë.

Në garën e 19 nëntorit Shpend Ahmeti nga VV ka marrë 50.41 për qind të votave, ndërsa Arban Abrashi nga LDK 49.86% të votave.

COMMENTS