Sipas Vuçiqit, Haradinaj është vetëm zëdhënës i Amerikës

Sipas Vuçiqit, Haradinaj është vetëm zëdhënës i Amerikës

Beogradi asnjëherë nuk do të heqë dorë nga negociatat me Prishtinën, por nuk mund të jetë rob, të ketë frikë dhe për këtë shkak të pranojë dhe që të m

Beogradi asnjëherë nuk do të heqë dorë nga negociatat me Prishtinën, por nuk mund të jetë rob, të ketë frikë dhe për këtë shkak të pranojë dhe që të mos marrë asgjë si kundërshpërblim. Kështu e citojnë mediat e Beogradit të ketë thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq konsideron se problem i dorës së parë dhe themelor në negociata është fakti se kemi punë me njerëz, me fuqi, për të cilët pavarësia e Kosovës është punë e kryer.

tij, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është vetëm zëdhënës, ‘madje as i Kosovës as i ideve shqiptare, por para së gjithash i asaj që duan ta zbatojnë amerikanët’.

‘Ja, të mos harrojmë se sa trim do të ishte realisht Haradinaj po të mos i qëndronte pas pa dyshim ‘kopili’ më i madh i botës, ai që na ka mundur më 1999, ai dhe jo Haradinaj, i cili është autor dhe realizator i pavarësisë së Kosovës”, është shprehur Vuçiq. ‘Nga ana tjetër kryesisht jemi të vetmuar’, është shprehur ai. ‘Por kjo nuk do të thotë se jemi pa miq në botë, Rusia e Kina gjithsesi janë ndër ta, por këtu, në këtë terren, në këto negociata, ne pjesën më të madhe të saj duhet ta bëjmë vetë…’ është shprehur ai.

‘…Negociatat nuk janë negociata nëse nuk përfundojnë me kompromis’, ka thënë Vuçiq, dhe ka shtuar se këtë synon Serbia.

Siç është shprehur ai, ‘Kosova është vlerë e jona, diçka e paçmueshme, vendi i kulturës sonë, i monumenteve, i historisë, por këtë vlerë nuk dua ta mas me jetët e njerëzve, sidomos me jetët e serbëve nga Kosova, por edhe me jetët e të qytetarëve të tjerë të Serbisë:, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se nuk mund të lejojë, jo vetëm si njeri që mendon se jeta është mbi të gjitha të tjerat, por edhe si njeri kombëtar, i cili e din sa pak jemi dhe ‘sa ëndrra për Kosovën shuhet nga momenti kur ne të mos jemi’.

‘Jeta është më e rëndësishme se vdekja’ është shprehur Vuçiq, dhe ka shtuar se një kohë të gjatë kemi parë vetëm veten dhe nuk e kemi vënë re se po pakësohemi dhe po zhdukemi.

‘Shqiptarët e vegjel sot, me prindërit e të cilëve duam të gjejmë zgjidhje, nesër do të jenë shqiptarë të rritur me të cilët fëmijët tamë ose do të bashkëpunojnë, ose nëse jemi të çmendur sa duhet që ta lëshojmë këtë rast, ndoshta edhe të luftojnë. Ndërsa ata do të jenë më shumë. E ata numra, si të gjithë numrat, janë të pamëshirshëm. Ata janë gjithnjë e më shumë, e ne gjithnjë e më pak’, ka thënë presidenti serb, transmeton Koha.net.

‘Sa do të ketë ndër ne nesër njerëz të gatshëm t’i kuptojnë shqiptarët, apo çdo mosmarrëveshje ta shfrytëzojnë si arsye për konflikt të ri?” ka pyetur Vuëiq dhe vetë është përgjigjur: ‘Për këtë e vras mendjen kur flas për rritje të natalitetit, por edhe për nevojën që të gjejmë mënyrë për bashkëpunim me shqiptarët…’

‘Serbia, Bosnja, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia… që të gjitha janë vetëm gabime statistikore në hartën e madhe të botës’, është shprehur figurativisht presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

COMMENTS