Simite nga pureja e patateve

Simite nga pureja e patateve

Çorbë pule
Mish pule dhe perime në shtizë

Bëjini fëmijët të lumtur duke gatuar simite të shëndetshme. Ndaj ne ju sugjerojmë të ndani vetëm pak minuta për të shijuar më të mirën…

Përbërësit:

2 filxhanë pure patatesh,
¼ e djathit parmezan,
1 vezë të tundur,
7 lugë miell për shumë përdorime.

Përgatitja:

Purenë, djathin, vezën dhe tri lugë miell përzieni në një enë derisa të gjithë përbërësit të bashkohen.

Merrni një lugë të përzierjes së përftuar dhe gatuani simite në formë qoftereje. Katër lugët e tjera të miellit qitni në pjatë.

Me lehtësi rrotulloni simitet në pjesën e mbetur të miellit.

Ngrohni pak vaj dhe gjalpë në një tigan të madh dhe fërgoni në zjarr mesatar.

Simitet mbani në zjarr rreth 3 minuta në secilën anë.

Shërbeni si ushqim apo shtojcë ushqimi.

COMMENTS