Simiq tregon se çfarë do të bëjë Lista Serbe më 20 prill dhe a do të kthehet ajo në Qeveri

Simiq tregon se çfarë do të bëjë Lista Serbe më 20 prill dhe a do të kthehet ajo në Qeveri

Përfaqësues të Listës Serbe kanë paralajmëruar se nëse Qeveria e Kosovës nuk e themelon Asociacionin e Komunave serbe shpejt, atëherë këtë do ta bëjnë

Përfaqësues të Listës Serbe kanë paralajmëruar se nëse Qeveria e Kosovës nuk e themelon Asociacionin e Komunave serbe shpejt, atëherë këtë do ta bëjnë përfaqësuesit politikë të serbëve më 20 prill.

Duke folur për këtë ‘ultimatum’, zëdhënësi i Listës Serbe Igor Simiq, ka thënë:

‘Sigurisht se më 20 prill do të tubohen këshilltarët dhe prefektë e të gjitha komunave me shumicë serbe në Kosovë, porse duhet pritur se çfarë do të ndodhë gjatë shtatë ditëve në vijim para se të ndërmerret çfarëdo hapi’, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se Lista Serbe aktualisht nuk po mendon për kthimin në shumicën qeveritare, ndërsa zhvillimet në periudhën e ardhshme mund ta përcaktojnë veprimin e saj.

Duke komentuar afatin katër mujor që BE ia ka dhënë Kosovës për të hartuar statusin e AKS-në, Simiq thotë se pas ‘gjithë atyre që kanë ndodhur, është vështirë të besohet në ndonjë gjë’.

Ai mendon se kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq gjatë takimit të sotëm me Angela Merkelin në Berlin ka mjaft argumente lidhur me moskrijimin e Asociacionit të Komunave serbe.

I pyetur se cilët janë katër serbët në Ekipin Menaxhues që do të merren me hartimin e statusit të AKS-së, Simiq thotë se dy nga ata kanë qenë në ekip që nga viti 2013 e dy të tjerë i bashkëngjitur atij në vitin 2016.

‘Ata janë njerëz me cilësi të lartë morale’, ka thënë Simiq për rts.

Sipas ti, Ekipi Menaxhues është krijuar në marrëveshje me Beogradin në Bruksel dhe nuk është ekip i ri që e ka krijuar Qeveria e Kosovës.

COMMENTS