Sigurohen vaksinat për fëmijët

Këshilla se si ta ruani kujtesën derisa plakeni (Video)
3 gjërat që s’duhet të bëni kurrë nëse po trajtoheni me antibiotikë

Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët se te gjithat vaksinat për Programin e Zgjeruar të Imunizimit (PZI) për vitin 2017 janë siguruar dhe dorëzuar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP).

Në bazë të Programit të Imunizimit, rreth 140.000 fëmijë kosovarë deri në moshën 18 vjeç do të jenë të vaksinuar dhe të mbrojtur nga sëmundjet e parandalueshme përmes vaksinave.

Sigurimi i vaksinave është bërë në bashkëpunim me UNICEF-it, që e ka përkrahur Ministrinë e Shëndetësisë me prokurimin e vaksinave.

COMMENTS