Siberia mbulon një qytetërim antik? (Video)

Siberia mbulon një qytetërim antik? (Video)

Së shpejti ndryshojnë akrepat e orës (Video)
Ura që ‘zhduket’ nën ujë, realiteti i saj është më shumë se intrigues (Video)

Fenomeni i hapjes së beftë të kratereve në përmasë dhe vëllime të pazakonta në Siberi nuk është më një risi dhe kryesisht në zonat veriore të rajonit rus, numri i tyre shkon në disa dhjetra.

Për ambientalistët kjo është shqetësuese. Ata thonë se këto gropa janë pasojë e ngrohjes globale, pasi akulli milionavjeçar nën sipërfaqjen e Siberisë po shkrin me shpejtësi. Por, për antropologët dhe historianët këto kratere janë shndërruar në parajsë për punën e tyre.

Prej disa vitesh në këto rajone janë zhvendosur grupe studiuesish ndërkombëtarë dhe rusë dhe pikërisht në këto zona janë gjetur mbetje kafshësh prehistorike, përfshirë këtu edhe eshtra mamuthësh.

Dhe duket se fosilet e kafshëve më të hershme që kanë ecur në Tokë nuk janë të vetmet. Disa studiues besojnë se nëntoka siberiane mund të strehojë një qytetërim të tërë.

COMMENTS