Si u bë realitet ëndrra e Era Istrefit? (Video)

Era Istrefi në një intervistë për mediat evropiane ka treguar se si ‘BonBon’ u bë hit në të gjithë botën.

Siç shpjegon Era, kjo këngë ka depërtuar në të gjithë botën falë gjuhës shqipe që ka ngjallur kurreshtje dhe kjo ka qenë një ëndërr që është bërë realitet për yllin e ri të muzikës botërore.

Këngëtarja nga Prishtina e cila po cilësohet si një kombinim ndërmjet Rihannas dhe Sias, tha se tekstet të cilat i shkruan vet, ndonjëherë janë personale por për hitin ‘BonBon’ ajo u inspirua nga femrat tjera të cilat kanë nevojë që të dashurohen nga dikush.

Era thotë se dashuria për veten ndihmon shumë për të qenë e suksesshme dhe jo të gjithë kanë fatin si të saj, ndërsa thotë se njeriu nuk lind me dashuri për veten por duhet ta krijojë atë gjatë zhvillimit.

COMMENTS