Si të ushqehemi në Ramazan

Si të ushqehemi në Ramazan

Keni kujdes ju që bëni ‘selfie’!
Ja si ta luftoni depresionin (Video)

Më poshtë vijojnë disa rekomandime mbi mënyrën e të ushqyerit gjatë muajit të Ramazanit.

Në kuadër të muajit të Ramazanit, Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri ka dhënë disa rekomandime për mënyrën e ushqyerjes gjatë këtij muaji.

Besimtarët agjërojnë gjatë ditës dhe qëndrojnë zgjuar dhe ushqehen gjatë orëve të mbrëmjes, por pa ushtruar aktivitet fizik. Për rrjedhojë, shumë prej tyre shtojnë në peshë gjatë muajit të Ramazanit, ndërkohë që kontrolli i njerëzve me diabet bëhet më i vështirë për arsye të adoptimit të zakoneve të pashëndetshme të ushqyerjes.

Sipas ISHP, është e rëndësishme qëndrimi në një vend të freskët, për t’u mbrojtur nga dielli. Ushqimet që mund të përdoren duhet të jenë të pasura me ujë, si supat ose sallatat me perime të freskëta.

Po ashtu, rekomandohet ngrënia e një vakti të lehtë përpara fillimit të ditës së agjërimit.

Besimtarët duhet të përpiqen të pakësojnë konsumin e ushqimeve të bollshme me yndyrë, si mishrat me përbërje dhjamore, brumërat etj.

Është e rekomandueshme përdorimi i erëzave të ndryshme bimore, për t’i dhënë shije ushqimit. ISHP vë në dukje se ngrënia duhet të jetë në mënyrë të ngadaltë.

COMMENTS