Si të përgatisni çajin për tretje më të mirë?

Si të përgatisni çajin për tretje më të mirë?

Pija tretëse me gjethe dafine dhe limon është ajo që ju duhet më shumë gjatë ditëve me stomak të rënduar.

Sapo ta pini do ta ndjeni që do të largohet ndjesia e fryrjes.

Rëndesa që i bëjmë stomakut jo vetëm duke ngrënë shumë por duke e tepruar sidomos me ëmbëlsira, nuk do të ndihet aq shumë pas këtij çaji.

Pija që po ju propozojmë është e ngrohtë dhe na propozohet nga gjyshet.

Ky çaj përgatitet në fare pak minuta, pasi mjafton ta zieni për pesë minuta.

Receta për një gotë çaj tretës:

200 ml ujë

Lëkurën e ¼ të limonit

1 gjethe dafine

Si përgatitet?

Përpiquni ta pastroni pjesën e bardhë të lëkurës së limonit sepse do të shkaktojë hidhësi. Në një enë të vogël zieni për 5 minuta përbërësit deri sa të marrë ngjyrën karakteristike. Mund t’i shtoni pak mjaltë dhe ta pini.

COMMENTS