Si të përgatisni akullore nga shalqiri?

I adhuroni pitalkat e Ramazanit? Ja si bëhen (Receta)
Bukë misri e lirë dhe e shpejtë: provoni bukën e misrit me kokrra të plota misri (Video)

Përbërësit

3,5 gota shalqi
6 lugë të gjellës mjaltë
1 lugë të gjellës lëng limoni
1/2 gota jogurt
6 kivi
1 lugë të gjellës çokollatë copëza

Si të realizoni?

Shalqirin dhe lëngun e limonit e vendosni në blender, pastaj masën e derdhni në tasa të ngrirjes për akullore dhe i vendosni në frigorifer për ngrirje.

3 lugë të gjellës mjaltë dhe kivin e vendosni në blender, ndërsa jogurtin e tundini me pjesën e mbetur të mjaltës.

Copat e akullores me shalqi dhe kivi ia derdhni jogurtit të përgatitur dhe prapë i vendosni për ngrirje.

Ju bëftë mirë!

COMMENTS