Si ta përforconi kujtesën

Mbajtja mend e gjërave si emrat, datat dhe detajet tjera të rëndësishme është aftësi që mund ta mjeshtëroni shumë lehtë.

Parafytyroni çfarë dëshironi të merrni nga një dhomë para se të shkoni ta merrni

Siç duket ka diçka që kur jemi duke shkuar në një dhomë tjetër na ‘fshinë’ memorien afatshkurtër dhe bën të harrojmë se përse kemi shkuar aty.

Mirëpo, nëse e parafytyroni qëllimin tuaj para se ta lini dhomën aktuale, atëherë shumë më lehtë do të mbani mend atë çfarë keni dashur.

Kjo gjithashtu mund të aplikohet edhe në botën digjitale: Para se ta hapni një faqe të re dhe të harroni se përse e keni hapur, fillimisht parafytyrojeni qëllimin tuaj.

Shumë studime kanë treguar se video-lojërat janë shumë të mira për shëndetin në forma të ndryshme, përfshirë edhe në kujtesë, pasi që e forcojnë kujtesën përgjatë viteve.

Luajtja e lojës Super Mario 64 për 30 minuta në ditë ka rezultuar në rritje të substancës gri të trurit. Prandaj, aq më shumë që luani, aq më të madh do ta keni trurin…

Kujdesuni për shëndetin dhe mësoni aftësi të reja

Fatkeqësisht, memoria jonë dobësohet përgjatë viteve. Mirëpo, kujdesi bazik vetëm sa e përmirëson shëndetin tonë të përgjithshëm. Kjo do të thotë që duhet ta zvogëloni nivelin e stresit, të bëni ushtrime fizike, dhe ta mbani trurin e shëndetshëm duke mësuar aftësi të reja.

COMMENTS