Si ta pastroni peshkun dhe filetat për tre minuta (Video)

Si ta pastroni peshkun dhe filetat për tre minuta (Video)

Akullore me fëstëkë
File peshku me salcë limoni

Përgatitja e peshkut shpesh është e komplikuar për shumë amvise për shkak të vështirësive në pastrimin e peshkut, mirëpo ne po ju tregojmë se si ta pastroni lehtë dhe shpejt peshkun.

Para se të filloni me pastrimin dhe përgatitjen e peshkut, është me rëndësi të dini se si të dalloni peshkun e freskët.

Peshku i freskët ka sy të kthjellët dhe konveks, mirëpo nëse sytë i kanë hyrë brenda dhe i janë të turbullt, mos e blini peshkun e tillë.

Gjithashtu, kërkoni nga shitësi që me thikë apo me gisht të ngrejë verzat, nëse brendësia e verzave është e skuqur apo bordo, do të thotë që peshku është i freskët.

Peshku me aromë shumë të pakëndshme nuk është i freskët, mirëpo verifikoni elasticitetin e tij me shtypje të gishtave.

Nëse mbetet gropë nga gishtat në mishin e peshkut, do të thotë që nuk keni blerë peshk të freskët Për pastrimin e peshkut nevojitet të keni thikë të mprehtë.

Në fillim nisjani me nxjerrjen e të brendshmeve. Priteni peshkun përmes stomakut dhe nxirrni të brendshmet, siç e shihni në video-xhirim.

Kini kujdes derisa jeni duke prerë stomakun e peshkut, priteni vetëm nëpër mes, sepse nëse thikën e fusni thellë mund t’i shponi lukthin dhe tëmblin dhe të çrregulloni dhe prishni shijen e peshkut.

Është me rëndësi që këtë procedurë ta bëni në letër, në mënyrë që të mos bëni rrëmujë në kuzhinë.

Pas nxjerrjes së të brendshmeve duhet t’i eliminoni leskrat e peshkut.

Në fund të enëlarëses apo të vaskës vendosni një bazë druri (për shembull dërrasën për prerje), pastaj me thikë të mprehtë hiqni leskrat me lëvizje të shpejta të thikës nga bishti drejt kokës.

Pastroni të dyja anët, pastaj lajeni peshkun.

Kokën e peshkut priteni duke e shtrirë peshkun në njërën anë, pastaj me thikë nga stomaku drejt pjesës së shpinës afër kokës bëni një prerje të ngushtë, procedurën përsëriteni edhe në anën tjetër.

Kur ta bëni prerjen në formë të shkronjës V, me dorë gjysmën e prerë të kokës nxirreni. Për të prerë peshkun në fileta ju nevojitet thika për fileta, përkatësisht ajo me teh fleksibil.

Peshkun vendoseni në dërrasë, pastaj priteni në gjysmë, por jo në tërësi, por aq sa të mund ta hapni.

Kur të jetë plotësisht i hapur, me lëvizje të lehta të thikës nga koka deri te bishti priteni brendësinë e peshkut, përkatësisht filetat, por priteni ngadalë në mënyrë që të jeni të sigurt që e keni ndarë mishin nga halat.

COMMENTS