Si po ju duket Era zeshkane? (Foto)

Era Istrefi ka vendosur që ta ndërrojë paksa dukjen e saj dhe të vijë ndryshe për fansat e saj të shumtë.

Jemi mësuar që këngëtaren shqiptare më famë botërore në kohët e fundit ta shohim si bionde.

Mirëpo, ajo ka vendosur që të bëhet zeshkane, së paku duke u bazuar në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale.

‘Vetëm një hap larg të bërit krejt zeshkane. Çfarë mendoni ju?’, shkruan në përshkrimin e fotografisë.

Karriera e saj në muzikën botërore sapo ka nisur ngritjen, prandaj Era duhet t’i kushtojë vëmendje edhe imazhit.

Sa i përket muzikës, balada e saj ‘Redrum’ është duke u pëlqyer në masë të madhe dhe numëron rreth 15 milionë shikime në YouTube.

COMMENTS